5 zakone të përditshmërisë që njerëzit nuk e kuptojnë se janë të turpshme
Sjelljet e turpshme nuk janë vetëm ato të cilat janë tabu dhe njihen nga të gjithë. Shpeshherë njerëzit kultivojnë zakone dhe sjellje të caktuara të cilat në fakt janë të turpshme dhe aspak të hijshme por që njerëzit e kanë shumë të vështirë t’i kuptojnë.
- Marrja e të gjithë meritave për vete
Mund të duket si një strategji e mirë marrja e krediteve të arritjeve që duhet të ndahen me ekipin tuaj. Në afatshkurtër mund t’ju duket si një veprim që ju sjell shumë përfitime por shumë shpejt do të kuptoni se do t’ju kthehet në boomerang.
- Angazhimi në konflikte personale
“Çdo ekip që vlerëson konsensusin mbi sinqeritetin do të jetë i dobët”, tha Baran, një konsulent menaxhimi dhe asistent profesor i menaxhimit në Universitetin Shtetëror të Cleveland,
Është në rregull të mos pajtoheni me bashkëpunëtorët dhe miqtë, por si i shprehni dallimet tuaja.
Barani bën një dallim midis konfliktit personal dhe konfliktit konstruktiv. Kur jeni angazhuar në konflikte personale, mesazhi i pashprehur është se ka diçka të gabuar me personin tjetër
Në konflikt konstruktiv, ju e pranoni vlerën e perspektivës së personit tjetër ndërsa shprehni dallimet tuaja (“Unë mendoj se jeni një person i mirë dhe keni gjëra për të kontribuar.”)
- Postimi i tepërt në rrjete sociale
Ndoshta ju mendoni për veten si një person i ndershëm, një libër i hapur. Por në fakt postimi i tepërt nëpër rrjete sociale me siguri i bezdis miqtë tuaj.
- Krijimi i supozimeve bazuar në atribute të jashtme
Ndërsa bisedat rreth diskriminimit në bazë të racës dhe gjinisë janë bërë më të spikatur, është një kohë e mirë për të shqyrtuar nëse veprimet tuaja shfaqin supozime të turpshme për ata që mund të vijnë nga një sfond tjetër nga ju.
Baran sugjeron një dëgjim aktiv, që do të thotë të bësh pyetje për t’u siguruar që të kuptosh para se të përgjigjesh.
- Jetesa kundër rregullave specifike të shoqërisë
Nëse jeni personi i vetëm në organizatë që dërgoni emaile të mbushura me emoji, kjo nuk duhet t’ju bëjë të ndiheni të veçantë por të ndiheni të turpëruar. “Mendoj se është shumë e rëndësishme që njerëzit të përpiqen të vënë se çfarë po bëjnë njerëzit e tjerë”, tha Baran.
Për të shmangur turpin ndiqni gjithnjë “Rregullat Platinum”, janë rregullat specifike të cilat nuk janë të shkruara diku por që të gjithë i ndjekin.
V.H/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.