5 zyra më pak të BERZH në Rusi që nga viti i ardhshëm
Agjencitë ruse të lajmeve thonë se Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim do të mbyllë pesë nga shtatë zyrat e saj në Rusi. Kjo do të ndodhë vitin e ardhshëm, pasi projektet e saj po tkurren pas aneksimit të Krimesë në vitin 2014.
BERZH, e cila fokusohet kryesisht në zhvillimin e infrastrukturës, njoftoi në korrik të 2014 se nuk do të bënte ndonjë investim të ri në vend, pasi Bashkimi Evropian imponoi sanksione ekonomike ndaj Rusisë.
‘Interfax’, (një nga agjencitë ruse të lajmeve) tha se këto zyra do të mbyllen në vitin 2018 sepse disa nga projektet që po ndiqnin, ishin afër përfundimit. Banka aktualisht ka projekte investimi me vlerë 3.3 miliardë euro (3.9 miliardë dollarë).
G.D/ SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.