500 banesat e reja në Laç të financuara nga Turqia, ndërtimi nis në fund të janarit e mbyllet në korrik! Deklaratat e ministrave
Ndërtimi i 500 banesave të reja në Laç, financuar nga qeveria turke,do të nisë në fund të muajit janar e do të mbyllet në muajin korrik. Kjo u bë e ditur në konferencën e përbashkët për mediat të ministrit të shtetit për Rindërtimin Arben Ahmetaj dhe ministrin i Mjedisit dhe Urbanizimit të Republikës së Turqisë, Murat Kurum.
“Procesi i rindërtimit po ecën me hapa të shpejtë. Projekti me qeverinë turke mendohet që të avancojë në bazë të hapavë të diskutuara edhe me ministrin dhe të përfundojë rreth muajit korrik. Sigurisht kjo na vendos ne autoriteteve shqiptare në presionin e dosmosdoshëm dhe legjitim të nevojës së qytetarëve për të ndjekur me përpikmëri hapat dhe afate e vendosura” tha Ahmetaj.
Ndërsa ministri turk tha se sa i përket objekteve të shërbimeve do të bëhen përpjekje që të plotësohen edhe kërkesat e tyre për ndërtimin e shpejtë të tyre.
SCAN
RINDËRTIMI: Nis zbatimi i projektit për ndërtimin e 500 shtëpive të reja me donacion nga Turqia. Ministri i Mjedisit dhe Urbanizimit Turk, Murat Kurum dhe Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj
Posted by Edi Rama on Friday, January 10, 2020
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.