503 raste të reja me Covid-19, MSH: “6 qytetarë humbën jetën dhe u shëruan 550 të tjerë”
Vijojnë të lenë relativisht të ulëta shifrat e infektimeve me Covid-19 në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 2210 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 503 qytetarë. 169 raste janë regjistruar në Tiranë, 27 në Shkodër, 26 në Vlorë dhe nga 23 raste në Durrës dhe Sarandë.
Gjithashtu, në 24 orët e fundit janë shëruar 550 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 29,799 që nga fillimi i epidemisë. Numri i të shtruarve në spitale vijon të jetë i qëndrueshëm. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 337 pacientë, 24 në terapi intensive, nga të cilët vetëm 5 janë të intubuar.
Megjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk kanë arritur të fitojnë betejën me sëmundjen 6 qytetarë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.