5500 biznese pa leje mjedisore – Klosi: Lejet A dhe B do të merren online, ndalojmë qeset plastike
Rreth 5500 biznese të vogla sikurse janë furrat e bukës, lavazhet, pastrimet kimike, etj. nuk do të duhet më të pajisen me lejen mjedisore të tipit C. Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi ka prezantuar paketën antikorrupsion në mjedis, duke shtuar se edhe lejet e tjera mjedisore të tipit A dhe të tipit B do të jepen online, duke shmangur kontaktet e biznesit me administratën dhe praktikat korruptive.
Klosi tha se për bizneset që deri më tani duhej të pajiseshin me leje të tipit C do të jenë bashkitë ato që do të vendosin nëse biznesi do të ushtrojë aktivitetin apo jo.
Paralelisht ministria synon ndalimin e prodhimit, importimit dhe përdorimit të qeseve plastike, duke filluar nga viti që vjen, por deputetët kërkuan rishikim të afatit të propozuar, duke marrë parasysh dhe efektet që shkakton kjo politikë te bizneset prodhuese vendase.
ERTV Live😊: 🆕Reformë mjedisore për heqjen e qeseve plastike nga përdorimi ♻👉Lejet mjedisore online 👉Venddepozitimet për një Shqipëri të pastër me mjedis të mbrojtur e të qëndrueshëm #ShqiperiaqeDuam🇦🇱🇪🇺
Posted by Edi Rama on Monday, September 30, 2019
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.