Hashim Thaçi: ”Marrëveshja mes Serbisë dhe Kosovës mund të realizohet brenda vitit”
Një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës, njëjtë si marrëveshja historike ndërmjet Greqisë dhe Maqedonisë Veriore është ende e mundur të realizohet përgjatë vitit 2019, pavarësisht pengesave të mëdha që ka pasur muajt e fundit, tha presidenti i Kosovës. Serbia ka refuzuar të njohë Kosovën si një shtet i pavarur që në momentin kur Kosova arriti të fitojë pavarësinë.
“Ne duhet të ulemi edhe të bisedojmë, por pa asnjë parakusht dhe duhet të përpiqemi të dëgjojmë njëri tjetrin”, tha Hashim Thaçi, president i Kosovës, për ‘’Guardian’’ në një intervistë përpara një konference në Berlin, më 29 prill.
Bisedimet midis dy vendeve janë pezulluar që nga nëntori, kur Kosova filloi të importojë 100% tarifa për mallrat nga Serbia. Thaçi tha se nuk kishte asnjë plan për të hequr tarifat, por theksoi nevojën për një zgjidhje të shpejtë të kësaj situate.
“Në rrethanat e tanishme, me këto tensione, nuk e kuptoj pse do të vijnë investitorët e huaj dhe të investojnë në rajonin tonë. Vetëm një marrëveshje paqeje do të sjellë prosperitet, “tha ai.
Statusi i tanishëm i Kosovës, ku është i njohur nga disa shtete të BE, nënkupton se qytetarët e saj janë të vetmit evropianë në perëndim të Bjellorusisë që kërkojnë vizë për të udhëtuar në zonën Shengen. Këto kufizime nuk zbatohen diku tjetër në Ballkan. Një e treta e fuqisë punëtore të Kosovës janë të ende të papunë.
Elefteria Zguri/ SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.