6 arsye pse është më mirë për të mësuar një gjuhë me Babbel para se të niseni me pushime
Fluturimet janë të rezervuara dhe rrobat e notit janë në valixhe. Çfarë mbetet tjetër para se të largoheni me shpresën për të patur një mot të mirë? Si të mësoni disa njohuri nga gjuha e vendit ku do të kaloni pushimet tuaja?
Nëse jeni një udhëtar i cili doni të mësoni rreth kulturave të reja dhe komunikoni me vendasit si dhe të kuptoni tërësisht vendin në të cilin ndodheni. Aplikacioni Babbel ju mundëson të flisni një gjuhë të re brenda pak javësh.
Këto janë 6 arsyet pse duhet të përdorni këtë app:
1.Ai ju mëson gjërat thelbësore. Ekipi i ekspertëve ka krijuar mësime të synuara, ku ju do mund të gjeni gjithçka të dobishme për pushimet tuaja pa marrë parasysh destinacionin dhe llojin e udhëtimit të zgjedhur.
2.Aplikacioni ju mundëson të përshtatni mësimet, si dhe keni një varietet të madh skenarësh duke prekur tema të ndryshme pavarësisht temës që mund të zgjidhni ju keni mësimin e përshtatshëm për të gjitha rastet.
3.Ai ju mëson mënyrën se si flitet në të vërtetë, duke ju ndihmuar të mësoni gjuhën e folur që përfshin të gjitha mënyrat e të folurit. Nuk është e lehtë të flasësh një gjuhë të huaj por ju do të bëni përmirësime dhe do merrni reagime të menjëhershme.
4.App ju ndihmon që të arrini nivelin që ju dëshironi në një kohë të shkurtër. Kursi i gjuhës ofron të gjitha aspektet e të mësuarit në të njëjtën kohë(lexim, shkrim, dhe prodhim gojor). Nëse jeni në nivel të avancuar dhe thjesht doni të rifreskoni njohuritë tuaja ju mund të kaloni direkt në klasat e përsëritjes.
5.Ju mund të gjeni këshilla udhëtimi, Babbel ka bashkëpunuar me Tripadvisor ku ju keni mësime unike dhe praktike të dizenjuara posaçërisht për një grup të destinacioneve të përzgjedhura ndërkombëtare. Udhëtimi juaj është një përvojë e çmuar që sigurisht nuk do të donit të hanit në restorantin e gabuar duke ju kursyer kohë dhe lodhje për të mos pyetur vendasit.
6.Ne provuam aplikacionin për të parë nëse ai funksionon…dhe funksionon! Është i lehtë në përdorim dhe do t’iu lejojë të flisni një gjuhë siç keni dëshiruar gjithmonë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.