‘6 katësh’ social në mes të Maliqit- Enti Kombëtar i Banesave shpall tenderin! Fondi 79.7 milionë lekë (FOTO)
Enti Kombëtar i Banesave ka shpallur tenderin me fond 79.7 milionë lekë në Agjencinë e Prokurimit Publik. Ky tender do të shërbejë për ndërtimin e një objekti 6 katësh në qytetin e Maliqit.
Ky objekt do të jenë në funksion të strehimit social, e do të përfshijë 5 kati banimi me njësi shërbimi dhe ambiente banimi, si dhe 1 kat parkimi nëntokë.
Projekti parashikon ndërtimin e pallatit brenda një afati kohor prej afro 10 muajsh, që nga nënshkrimi i kontratës me subjektin fitues. Aplikantët e interesuar mund të aplikojnë deri më 5 dhjetor, ora 11:00
Jenida Vladi/ SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.