6 mënyra se si Facebook është përpjekur të kopjojë Snapchat
Që kur Snap refuzoi një ofertë 3 miliard dollarë nga Facebook në vitin 2013, ky i fundit ka lëshuar një kthesë të tipareve dhe shërbimeve të cilat duket se janë të frymëzuar nga misioni i Snapchat. Vetëm javën e kaluar, Facebook ka hapur Messenger Day, një funksion i ri i ngjashëm me atë të Snapchat, i cili i lejon përdoruesve Messenger të përdorin një seri fotografish dhe videove, aplikon shtresa të teksteve dhe filtrave për ti përdorur me miqtë e Messenger.
Facebook dhe Snapchat janë gjithmonë e më shumë në një garë, shprehet Susan Etlinger, një analiste e teknologjisë së lartë e Yahoo Finance. Facebook ka nevojë për karakteristika të Snapchat për të provuar rëndësinë e saj nga përdoruesit e rinj, ndërsa Snapchat mban fort karakteristikat për të mbështetur rritjen e saj. Rreziku ekziston se të dy kompanitë janë pëlqyer për herë e më shumë nga fotot e mëdha dhe se si të qëndrojnë kuptimplotë në një botë gjithnjë e më të fragmentuar dixhitale.
Ja disa mënyra se si Facebook ka imituar Snapchat deri më tani:
Poke
Anëtarët e hershëm Facebook munden të kujtojnë origjinalin “poke”. Në dhjetor të vitit 2012, Facebook u përpoq për të risjellë idenë e Poke, duke dërguar foto apo video të cilat “vetë shkatërroheshin” nga 1 deri në 10 sekonda. Megjithëse ishte një aplikacion e cila u rendit në top 10-shen e shkarkimeve nga app store, ky aplikacion filloi të humbë terren duke e bërë Facebook ta mbyll si aplikacion disa muaj më vonë.
Slingshot
Nisur në qershor të vitit 2014, rreth një muaj pasi Facebook tërhoqi aplikacionin poke, slingshot ishte një tjetër program i pavarur i projektuar nga rrjeti social për të kapur disa nga magjitë e Snapchat. Aplikacioni falas, i cili ishte në dispozicion për IOS dhe Android, lejonte përdoruesit të bënin foto apo video, ti markonin apo mbushnin me ngjyra dhe ti dërgonin tek miqtë. Por miqtë nuk mund ti shikonin imazhet për sa kohë nuk ja kthenin pas të njëjtin aplikim, duke e bërë këtë aplikacion deri diku të mërzitshëm për përdoruesit, duke e detyruar Facebook ta mbyll si aplikacion në vitin 2015.
Kamera e filtruar e Facebook Messenger
Messenger zbuloi një ndërfaqe të re të kamerës këtë dhjetor e cila duket thuajse identike me ekranin e kamerës së Snapchat. Ajo përfshin aftësinë për të vendosur imazhe mbi foton tuaj apo të dikujt tjetër në momentin e shkrepjes së fotos apo të një selfie.
Tregimet e Instagramit
Duke nisur nga gushti i kaluar, historitë e instagramit në foto ngjasojnë për herë e më shumë me funksionin e Snapchat. Instagrami i lejon njerëzve disa foto dhe video duke përdorur lentet për të vendosur objekte të ndryshme. Kjo nismë e instagramit pati një sukses me afro 150 milion përdorues aktiv dhe me më shumë se 2 miliard foto të dërguara çdo ditë.
Por ky sukses në Instagram është shoqëruar ndjeshëm me përdorimin e të njëjtit funksion në Snapchat, duke i shkaktuar humbje dhe rënie të përdoruesve kohët e fundit.
Statusi i WhatsApp
Gjatë Shkurtit WhatsApp prezantoi “statuset “, e cila lejon përdoruesve të shpërndajë foto dhe video si “statuse”, e ngjashme me funksionet në Snapchat dhe Instagram. Miqtë do të mund ti shohin këto statuse derisa fotoja të fshihet automatikisht. E ngjashme apo jo?
Historitë e Facebook
Këtë javë, rrjeti social Facebook paraqiti atë që ndoshta ishte hapi i ardhshëm logjik, atë të shpërndarjes me të tjerë të historive. Ky aplikacion lejon grumbullimin e disa fotove apo videove, duke krijuar një histori të shkurtër, dhe duke e shpërndarë atë me përdoruesit e tjerë. Kjo histori do të zgjasë 24 orë, për tu fshirë automatisht më pas. Ky aplikacion përdoret në mënyrë aktive nga 1.15 miliard përdorues në të përditshmen e facebook.
Ajo që mbetet për t’u parë është se si përpjekjet më të fundit të Facebook –ut janë pranuar në mesin e përdoruesve të saj, të cilët ndonjëherë mund të refuzojnë ndryshime të rëndësishme në përvojën e Facebook. Pavarësisht, rrjeti social ka bërë që mesazhi i saj të dëgjohet me zë të lartë dhe të qartë për Snap: Loja vazhdon.
Ada Xhagolli/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.