6 raste të reja me Covid në vend – Numri total i të prekurve kalon në mbi 1000
Në komunikimin e përditshëm të Ministrisë së Shëndetësisë, është bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar pozitiv 6 raste të reja, duke e çuar në mbi 1000 numrin total të të infektuarve në të gjithë vendin.
Rastet e reja janë përkatësisht: 4 raste në Tiranë dhe 2 raste në Shkodër.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 6 pacientë, dhe janë akoma 177 raste aktive.
Aktualisht në dy spitalet Covid janë të shtruar 16 pacientë ku 4 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa rastet e tjera po monitorohen nga mjeku i familjes.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon për qytetarët që të vazhdojnë të respektojnë distancimin fizik dhe të mbajnë higjienën personale, po ashtu bizneset e hapura të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.