“60 Minuta”/ Zv.ministrja Çuçi: “Shqipëria vendi i 40 në botë i prekur nga ndryshimet klimatike”
“Problematikat e mjedisit” ishte çështja e ngritur në emision “60 Minuta” nga gazetari Arbër Hitaj në RTV SCAN. Të ftuar në studio ishin: Ornela Çuçi zëvëndës Ministre e Turizmit, Merita Meksi eksperte e mjedisit pranë GIZ dhe nëpërmjet Skype, Ermelinda Mahmutaj drejtoreshë ekzekutive e Qendrës EDEN.
Meksi evidentoi ngrohjen globale si problematikën më kryesore me të cilën po përballet vendi ynë. Ekspertja e mjedisit tha se Shqipëria është shumë e prekur nga ndryshimet klimatike sidomos në 10 vitet e fundit dhe renditi efektet e Ngrohjes Globale në vend. Sipas Meksit përmbytja është një nga faktorët më të rëndësishëm që e kanë vuajtur shumë vendet pranë grykëderdhjes së Vjosës. Për të vazhduar më pas me valët e të nxehtit gjatë verës që rrisin temperaturat dhe rrisin rrisqet e sëmundjeve të zemrës tek moshat e treta. Zëvëndës ministrja e Turizmit paraqiti një fakt shumë intersant për Shqipërinë. Çuçi tha se Shqipëria mban vendin e 40, në listën e vendeve të botës në UEN, si vendi më i prekur nga ndryshimet klimatike. Gjithashtu, Çuçi u shpreh edhe lidhur me problematikat e ujit të pijshëm. Ajo tha se tashmë në Gjirokastër, Korçë dhe Pogradec mund ta konsumosh lehtësisht ujin e cezmçs. Ndërkohë zëvëndës ministrja tha se po punohet me disa projekte në zonën e Bovillës por se ka ende shumë punë për të bërë.
Sa e ka prekur Ngrohja Globale Shqipërinë?
Ermelinda Mahmutaj:
Në Shqipëri në këtë dekadën e fundit, në 10 vitet e fundit, ne kemi patur situata përmbytjesh që është një nga efektet kryesore të ndryshimeve klimatike, të paktën 1 herë në 2 vjet. Që ne i ndjejmë efektet e ndryshimeve klimatike, kjo në Shqipëri është super e dukshme. Në rastin e Europës ne jemi shteti më vurnerabël, i prekur nga efektet e ndryshimeve klimatike. Përmbytja është efekti kryesor. Gjithë zona e nën Shkodrës, por edhe Fieri dhe Myzeqeja e kanë vuajtur këto 10 vitet e fundit rastin e përmbytjeve disa herë. Ka pasur raste edhe dy herë në vit.
Elementi tjetër që për mua është pak më i rëndësishëm por më pak i evidentuar janë valët e të nxehtit gjatë verës. Në fakt ndikojnë jashtëzakonisht shumë në shëndetin e publikut. Në qytetet e mëdha, sidomos në qytetet urbane si Tirana, që janë të mbibetonizuara, temperatura është shumë më e lartë sesa rrethinat. Kjo për rrjedhojë bën që qyteti të jetë super i ngrohtë dhe mundësia për tu sëmurë, sidomos moshat e vjetra për të pasur atake kardiake është më e madhe ose mundësia për të lëvizur gjatë mesditës në qytet zvogëlohet. Kështu që ky është një tjetër efekt që ne, për hir të së vërtetës e kemi studiuar pak dhe kemi shumë pak të dhëna, por që ka një ndikim shumë të madh në shëndetin e popullsisë.
Eriozoni është pak miks, jo vetëm për shkak të ndryshimeve klimatike por edhe për shkak të masakrës që ne kemi bërë me pyjet në Shqipëri për shumë vite. Megjithatë, erozioni e vështirëson jashtëzaknisht shumë çështjen e përmbyetjeve sepse sjell më shumë masë toke nëpër lumenj, zë shtaratin e lumit dhe për rrjedhojë lë më pak vend për të rrjedhur uji.
Ornela Çuçi:
Thatësira është një nga elementët që ka ndikim të drejtëpërdrejtë në xhepin e konsumatorit. Sivjet jemi shumë të prekur nga thatësira e cila ndikon ndikon direkt në prdhimin e energjisë dhe sistemet e vaditjes në bujqësi.
Në listën e vendeve të botës në UEN përmendet që Shqipëria është vendi i 40 më i atakuar, në të gjithë botën për shkak të ndryshime klimatike. Ndërkohë kur shkon tek, sesa vende emetojnë gazra që prekin ndryshimet klimatike ne jemi në prodhuesit më të vegjël të ndotjes për ndryshimet klimatike sepse nuk kemi një indrustri të rëndë. E vetmja industri e mirëfilltë që ne kemi është ajo e turizmit që nuk ndikon në efektet e ndryshimeve klimatike. Pra, ka një divergjencë të jashtëzakonshme midis asaj që në impaktojmë dhe asaj që atakohemi nga ndryshimet klimatike.
A është më problem ndotja e ujit në vendin tonë pasi përpara disa vitesh ka qenë një problem i madh?
Ornela Çuçi:
Sot në Durrës bëhet plazh lehtësisht. Nuk kemi më problemet e jashtëzakonshme që kishim njëherë e njëkohë.
Pse një pjesë e madhe e shqiptarëve nuk e konsumojnë ujin e çezmës?
Sigurisht që sot ka qytete, si në Gjirokastër, Korçë, Pogradec që mund të konsumosh lehtësisht ujin e çezmës. Po punohet jashtëzakonisht shumë për cilësinë e ujit. Në të gjithë zonën e Bovillës janë përqëndruar disa projekte që ne po punojmë, një prej tyre po e punojmë me GIZ edhe me Austrinë përsa i përket çështjes së menaxhimit të burimieve ujore. Por, ka ende shumë punë për të bërë. Një qytet si Tirana, kaq i madh, duhet përballuar dhe menaxhuar me ujë të pijshëm njëherë dhe pastaj të shkojmë tek cilësia jashtëzakonshme që duhet të kërkojmë. Ka gjithmonë hapa në të cilët duhet të punojmë, por realisht është bërë shumë.
Arbër Hitaj / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.