600 licenca për administrator – Bejko: Qytetarët, afat deri në fund të vitit
Megjithëse është detyrim ligjor, rreth 3200 pallate në kryeqytet kanë zgjedhur kryesitë dhe 600 të tjera administratorin. Ndërsa në total janë rreth 5000 pallate që duhet të përmbyllin këtë proces.
I ftuar në studion e TV SCAN, Drejtori i Përgjithshëm i Bashkëpronësisë, Erindi Bejko, u bën apel qytetarëve të gjejnë dakordësinë mes tyre dhe të zgjedhin administratorët deri në fund të këtij viti, në të kundërt do të jetë Bashkia ajo qe do të kontraktojë administratorët për secilin pallat.
Bashkia ka bërë edhe një llogaritje mesatare se sa i kushton administrator një familje që banon në pallatet e vjetra të kryeqytetit dhe në ato të reja.
Zgjedhja e administratorit u jep mundësinë qytetarëve për mirëmbajtje më të mirë të ambienteve ku banojnë, siguri më të lartë si dhe zgjidhje të problematikave me të cilat përballen.
Elisabeta Dosku/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.