Ecuria javore e kursit të këmbimit valutor – Euro dhe Paundi dobësohen sërish. Forcohet Dollari
Kjo javë ka regjistruar sërish rënie për monedhën e Eurozonës e cila e ka mbyllur në kuotën e 121.7 lekëve duke humbur rreth 0.4 pikë në total.
Ndërkaq Dollari Amerikan ka shënuar rritje të vlerës duke fituar pikë që prej fillimit të javës e deri ditën e djeshme, teksa ka kapur nivelin e 109.16 lekëve, referuar të dhënave të Bankës së Shqipërisë.
Paundi Britanik në mes të kësaj jave fitoi pikë por nuk arriti të ruante këtë vlerë duke zbritur sërish ditën e premte në kuotën e 135.75 lekëve.
Franga Zvicerane është shfaqur relativisht e qëndrueshme por edhe ajo ka pësuar një dobësim ditën e djeshme duke përfunduar në vlerën e 110.05 lekëve.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.