650 mijë euro për shoqërinë civile – Norvegjia, grant për organizatat në Shqipëri dhe Kosovë
Norvegjia ofron një financim prej 650 mijë eurosh për projekt-propozimet e organizatave të shoqërisë civile në Shqipëri dhe në Kosovë që operojnë në fushat kryesore për integrimin e vendit në BE. 40% e këtij fondi janë përcaktuara për Shqipërinë dhe 60% për Kosovën.
Nga ky grant, i prezantuar nga “Partners Albania” do të financohen vetëm ato projekte të cilat janë në fushën e mosdiskriminimit dhe barazinë gjinore, mediat e pavarura, minoritetet dhe grupet e margjinalizuara, mbrojtja e mjedisit dhe lufta kundër korrupsionit.
Por Norvegjia është e gatshme të jap më shumë para për financime të projekt-propozimeve që vijnë nga shoqëria civile dhe kjo për Amabasadorin e Norvegjisë për Kosovën dhe Shqipërinë, Strand Sjaastad, vetëm nëse ky fond është i suksesshëm.
Aplikimet e shoqërisë civile me projekt-propozime në 5 fushat kryesore do të bëhen on linë deri në datë 5 nëntor. Ky grant, për programin 3 vjeçar, vjen si kontribut për zhvillimin e qëndrueshëm dhe demokratik të rajonit të Ballkanit Perëndimor.
Nertila Doko/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.