68 raste të reja me Covid – Humbin jetën 2 paciente, rëndohet gjendja e të hospitalizuarve
Në komunikimin e përditshëm të Ministrisë së Shëndetësisë, është bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 397 qytetarë ku kanë rezultuar pozitiv 68 raste të reja.
Rastet e reja janë përkatësisht: 24 raste në Tiranë, 9 raste në Krujë, 8 raste në Kukës, 5 raste në Vlorë dhe Berat, 3 raste në Elbasan, Lezhë dhe Kavajë, 2 raste në Shkodër, Kurbin, dhe Korçë, si dhe nga 1 rast në Divjakë dhe Lushnjë.
Aktualisht në dy spitalet Covid janë të shtruar 83 pacientë ku 10 prej tyre janë në terapi intensive dhe 4 në intubim, ndërsa rastet e tjera po monitorohen nga mjeku i familjes.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë 2 paciente të moshës 58 dhe 59 vjeç, si pasojë e sëmundjeve të tjera shoqëruese.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 47 pacientë duke e çuar numrin total të të shëruarve në 1971, dhe ka akoma 1213 raste aktive.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon për qytetarët që të vazhdojnë të respektojnë distancimin fizik dhe të mbajnë higjienën personale, po ashtu bizneset e hapura të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.