7.2 miliardë investime në Tiranë në vitin 2020/ Investimet e mëdha të kryeqytetit. Cilët do të marrin më shumë para’?
Bashkia e Tiranës parashikon rritje të ardhurash në vitin 2020, me afro 2 miliardë lekë krahasuar me planin e vitit 2019, ku parashikohet që në total të mblidhen rreth 20.3 miliardë lekë. Në rritje do të ndikojnë të ardhurat e taksueshme, jo tatimore si dhe transferta e pakushtëzuar. Ndërkaq, edhe shpenzimet paraqitet në të njëjtin nivel, ku 13.1 miliardë lekë do të shkojnë për shpenzime operative dhe personeli dhe rreth 7.2 miliardë lekë për investime, zë i cili ka ardhur në rritje krahasuar me planin e 2019-ës.
Por si do të ndahet fondi i investimeve gjatë vitit të ardhshëm? Sipas relacionit të projektbuxhetit të Bashkisë, pjesa më e madhe e fondit të investimeve do të shkojë për sektorin e transportit, afro 2.4 miliardë lekë, e ndjekur nga zhvillimi i komunitetit, zë për të cilin është parashikuar një fond prej 1.75 miliardë lekësh. Po ashtu vëmendje do të marrë edhe urbanistika, ku janë parashikuar të investohen rreth 1.3 miliardë lekë. Në buxhet nuk janë lënë pas dore edhe institucionet arsimore, si arsimi parashkollor dhe bazë si dhe ai parauniversitar, që do të kenë një mbështetje të konsiderueshme me fonde.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.