7% e punonjësve marrin pagën e luftës – Biznesi i vogël/ Nasto: Procedurat janë skualifikuese, epidemi ekonomike
Ndërsa ishte parashikuar që 100 mijë punonjës të biznesit të vogël të përfitonin pagesën prej 40 mijë lekësh të vënë në dispozicion nga qeveria për të zbutur pasojat e COVID-19, deri më tani vetëm 7 për qind prej tyre e kanë përfituar. Në një intervistë për SCAN, Kreu i Shoqatës së Biznesit të Vogël, Albert Nasto shprehet se procedurat dhe kriteret e vendosura nga qeveria janë skualifikuese.
Sipas tij, aktualisht biznesi i vogël po përballet me një situatë shumë të vështirë ekonomike për shkak të kufizime, mungesës së ndihmës dhe rënies së konsumit, gjë që pritet të sjellë papunësi të lartë dhe faliment.
Sipas të dhënave të shoqatës, në biznesin e vogël në të gjithë vendin janë në total 340 mijë të punësuar, nga të cilët, kanë përfituar pagë lufte në të dy paketat e qeverisë, vetëm 70 mijë prej tyre.
Elisabeta Dosku / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.