7 profesione ku femrat paguhen më shumë se meshkujt
Sipas Statistikave të Departamentit të Punës në SHBA, është e zakonshme që femrat të paguhen më pak në fuqinë punëtore se sa homologët e tyre meshkuj. Kjo vjen edhe sepse 10 diplomat të cilat sigurojnë një pagë më të lartë janë kryesisht shkolla të cilat mbizotërohen nga burrat, të tilla si fizikë, shkenca kompjuterike etj.
Por ekzistojnë edhe disa profesione ku gratë paguhen më shumë se burrat. Hidhini një sy listës së më poshtme.
- Burimet njerëzore profesionale
Kjo është një fushë ku gratë kanë tendencë të sundojnë për sa i përket pagës. Por pavarësisht kësaj nuk kanë ndonjë diferencë shumë të madhe në pagë me burrat kështu që në shumicën e rasteve mund të ndodhë që paga e një femre dhe një mashkulli në këtë profesion të jetë e njëjtë.
- Fizioterapia
Gjithashtu edhe ky profesion në bazë të studimit ka rezultuar në favor të femrave për sa i përket pagës, por meshkujt edhe këtë herë nuk mbeten mbrapa, paga e tyre edhe pse është më e ulët se ajo e grave nuk mund të themi se diferenca është një shifër shumë e lartë.
- Drejtuesit e mediave
Këtë herë hendeku në favor të femrave është më i thellë. Në këto pozicione pune femrat paguhen më shumë por vetëm 32 për qind e vendeve të punës në këtë industri janë të zëna nga femrat.
- Reklamat
Për sa i përket reklamave hendeku thellohet në 8 për qind në favor tw femrave. Gjithashtu në këtë pozicion në ndryshim nga industria e medias femrat zënë 60 për qind të pozicioneve të punës, shprehet Avi Dan për Forbes.
- Blerësit me shumicë dhe pakicë
Në këtë pozicion hendeku në favor të grave shkon në 10 për qind. Edhe pse ndoshta mund të mos e mendonit kështu por pozicioni për blerje në një kompani paguhet më shumë nëse në atë pozicion është një femër. Bën përjashtim vetëm rasti kur kompania merret me produkte bujqësore pasi në këto raste janë meshkujt ata që jo vetëm dëshirohen por edhe paguhen më shumë.
- Muzikë
Zyra e Regjistrimit të SHBA-ve pajtohet që gratë në punët muzikore zakonisht bëjnë më shumë se homologët meshkuj, kjo ndoshta për shkak se gratë përfundojnë shkollën si inxhiniere audio apo mësuese muzike, ndërkohë që burrat me po të njëjtën shkallë punojnë si bashkëpunëtorë shitjesh ose në punë të tjera me pagesa më të ulëta.
- Modelingu
Për sa i përket modelingut rrota e historisë kthehet tërësisht pasi mund të themi se janë femrat ato të cilat paguhen rreth 149 për qind më shumë se sa meshkujt. Femrat jo vetëm që mbajnë vendin e parë por meshkujt mbeten mbrapa më pas për sa i përket këtij profesioni. Kjo mund të vijë për shumë arsye por në bazë të studimit, arsyeja kryesore ishte shfaqja dhe atmosfera që femrat krijojnë dhe përgjithësisht meshkujt nuk e arrijnë dot.
V.Hydi/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.