7020 dozat e Pfizer, Rama: Lëvrimi i përjavshëm! Shpejt, sasi e konsiderueshme nga Astrazeneca. Aktivizojmë skenarin e spitaleve rajonale
Pas lëvrimit të 7020 dozave të vaksinave të Pfizer në kuadër të kontratës së nënshkruar me kompaninë, Shqipëria mund të përfitojë edhe një sasi tjetër dozash nga Astrazeneca.
Kjo bëhet e ditur nga kryeministri në një njoftim në rrjetet sociale ku evidenton se lëvrimi i dozave nga Pfizer do të jetë javor. E sa i përket Astrazenecas, kryeministri thotë se Shqipëria është shumë pranë sigurimit të një sasie dozash të konsiderueshme vaksine.
Një lajm tjetër që u bë i ditur nga kryeministri është edhe aktivizimi i skenarit të përfshirjes së spitaleve rajonale për përballimin e nevojës për shtrime në spital.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.