78 raste të reja me Covid – Shërohen 33 pacientë / Shtohen vatra të reja infektimi
Në komunikimin e përditshëm të Ministrisë së Shëndetësisë, është bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 344 qytetarë ku kanë rezultuar pozitiv 78 raste të reja, duke e çuar në 2192 numrin total të të infektuarve në të gjithë vendin.
Rastet e reja janë përkatësisht:14 raste në Shkodër, 13 raste në Krujë, 12 raste në Tiranë, 9 raste në Pukë, 6 raste në Delvinë, nga 4 raste në Gjirokastër, Vlorë dhe Kukës, nga 2 raste në Kamëz, Durrës dhe Fier, si dhe nga 1 rast në Kurbin, Korçë, Kavajë, Lushnjë, Mirditë dhe Pogradec.
Aktualisht në dy spitalet Covid janë të shtruar 76 pacientë ku 14 prej tyre janë në terapi intensive dhe 2 në intubim, ndërsa rastet e tjera po monitorohen nga mjeku i familjes.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 33 pacientë, duke e çuar në 1250 numrin total të tyre dhe janë akoma 894 raste aktive.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon për qytetarët që të vazhdojnë të respektojnë distancimin fizik dhe të mbajnë higjienën personale, po ashtu bizneset e hapura të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.