8 gjëra që duhet të bëni një ditë përpara se të niseni me pushime
Kur jeni në prag të largimit tuaj, një ditë përpara se të largoheni për ato pushime të gjata që keni ëndërruar për muaj të tërë është shumë e rëndësishme të kontrolloni gjithçka që do ju nevojitet në mënyrë që pushimet tuaja të jenë sa më të qeta e komode. Më poshtë do të gjeni 8 gjërat që duhet t’u hiqni vizën në listën tuaj përpara se të niseni me pushime.
1.Interesohuni nëse mund ta përdorni kartën tuaj të kreditit në vendin ku do të shkoni
2.Bëni një ofertë telefonie në mënyrë që të mos gjendeni në vështirësi
3.Konfirmoni të gjitha rezervimet
4.Kryejini në avancë pagesat dhe detyrimet që keni në mënyrë që edhe nëse ju zgjatet udhëtimi të mos iu shfaqen problem
5.Kontrolloni motin për ditët që nuk do të jeni, jo vetëm në vendin drejt të cilit po udhëtoni por edhe në vendin tuaj në mënyrë që të dini se çfarë rrobash të merrni me vete dhe nëse mund të lini një dritare hapur në shtëpinë tuaj
6.Pastroni shtëpinë tuaj nga ushqimet, përpiquni të mos lini ushqime që mund të prishen. Nëse nuk mund t’i konsumoni ato, jepjani dikujt i cili është në nevojë
7.Pastroni portofolin tuaj, hiqni nga aty gjithçka që nuk do t’ju duhet gjatë kohës që do të jeni në udhëtim
8.Vendosni një shenjë në kutinë tuaj postare e cila tregon se nuk ndodheni në shtëpi për një periudhë kohore
V.H/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.