8 raste pozitive me Covid – Shënohet niveli më i ulët i të prekurve me 4.3 %
Në komunikimin e përditshëm të Ministrisë së Shëndetësisë, është bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 140 testime ku 8 prej tyre kanë rezultuar pozitiv, duke e çuar në 803 numrin total të të infektuarve në të gjithë vendin.
Ministria e Shëndetësise ka njoftuar se rastet pozitive kanë shkuar në numrin më të ulët me 4.3 përqind.
Aktualisht 68 përqind e pacientëve janë të shëruar dhe ka akoma 229 raste aktive.
Në 2 spitalet Covid janë aktualisht 34 pacientë të shtruar ku 7 prej tyre janë në terapi intesive.
Ministria e Shëndetësisë i bën thirrje qytetarëve të vazhdojnë të respektojnë masat e distancimit social dhe ruajtjes së higjienës.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.