800 mijë dokumente identifikimi drejt skadimit deri në ditën e votimit – Meta kërkesë Kuvendit për shtyrje të afatit
Nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare, President i vendit Ilir Meta i ka kërkuar Kuvendit dhe Qeverisë shtyrjen e vlefshmërisë së dokumenteve të identifikimit pasi rreth 800 mijë prej tyre skadojnë deri në ditën e votimit.
“Nisur nga fakti tepër shqetësues se rreth 800 mijë prej jush, me të drejtë vote, ju skadon afati i vlefshmërisë së dokumenteve të identifikimit deri më 25 prill 2021, i kam kërkuar sot zyrtarisht Kuvendit dhe Qeverisë shtyrjen e afatit të vlefshmërisë së tyre, deri më 30 prill 2021. Me qëllim garantimin e së drejtës kushtetuese të çdo qytetari me të drejtë vote për të zgjedhur, u bëj thirrje këtyre institucioneve të marrin në kohë, dhe pa asnjë vonesë, të gjitha masat e nevojshme dhe nismën legjislative përkatëse”, ka shkruar Meta
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.