A do ketë pushime verore? The Sun: Flasin ekspertët, mos i anuloni rezervimet përpos shpërthimit të pandemisë
Shpërthimi i pandemisë së koronavirusit ka lënë pezull thuajse çdo sektor të ekonomisë. Linjat ajrore janë ato që ndoshta janë goditur më së shumti nga kjo pandemi, të cilat kanë anuluar fluturimet njëra pas tjetrës.
Për shembull, British Airways, EasyJet apo Ryanair janë vetëm disa nga linjat ajrore që kanë bllokuar fluturimet për shkak të mungesës së kërkesës, në një kohë që bota po lufton për të kaluar këtë situatë sa më shpejt.
Me pushimet e projektuara në Itali nuk dihet se çdo të bëhet, Spanja, Franca apo Gjermania, të gjitha kanë raportuar një numër të konsiderueshëm viktimash të COVID – 19, duke ngjallur shqetësime.
Megjithatë, sipas ekspertëve, ka pak vend për të anuluar udhëtimet që tani, duke qenë se çdo gjë varet nga vendodhja dhe se sa larg do të ketë shkuar virusi deri në kohën që njerëzit kanë planifikuar të fluturojnë drejt një destinacioni.
Gjatë një konference për shtyp, eksperti i studimeve shkencore, Patrick Vallance tha se shumë varet nga pikat ku ka ndodhur shpërthimi i pandemisë.
“Për momentin, shpërthimet kanë ndodhur kudo në Europë, e po ashtu, edhe në pjesën më të madhe të botës. Në momentin që pandemia është kudo, atëherë mbyllja e kufijve nuk përbën diferencë” tha eksperti Vallance.
Madje, shumë britanikë, vetëm sa po përfitojnë nga ulja e tarifave, pasi linjat ajrore kanë ulur ndjeshëm tarifat për destinacione si Shtetet e bashkuara të Amerikës, Tajlandë, apo destinacione të tjera si San Torini.
Sipas ekspertëve, nëse keni planifikuar të udhëtoni në një vend ku nuk ka pasur raste të koronavirusit, e keni vendosur të anuloni këtë fluturim, atëherë do të mbeteni “me xhepa bosh”, pasi linjat ajrore nuk i mbulojnë shpenzimet.
Shoqata britanike e Tregtisë së Udhëtimeve, ABTA, ka këshilluar se nëse jeni të shqetësuar për pushimet verore, është ende herët për të vendosur nëse duhet të vazhdoni me planin apo jo.
“Prandaj, klientët me data më të vona të nisjes do të duhet të presin për të zbuluar nëse këshillat e dhëna nga ne ndryshojnë dhe pushimet e tyre mund të vazhdojnë siç është planifikuar. Nëse anuloni herët, që në këto momente, mund të duhet të paguani tarifa për anulimin” shprehet ABTA. /Thesun/
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.