A do të përmirësohen marrëdhëniet Rusi-SHBA?
Marrëdhëniet midis dy shteteve të fuqishme, Rusisë dhe SHBA kanë pasur tensione e luhatje gjatë viteve të fundit, ndikuar nga faktorë të ndryshëm.
Megjithatë, Presidenti rus Vladimir Putin tha herët ditën e sotme se Rusia do të bëjë gjithçka që mundet për të përmirësuar marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara.
Putin u pyet gjatë një konference shtypi në samitin e G20 në Osaka mbi mundësinë e sanksioneve më të mëdha të SHBA kundër Rusisë. Përgjigja që ai ktheu ishte se është në dorën e Uashingtonit të vendosë se si do të ndërtonte marrëdhënie më të mira me Moskën.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.