A do të vaksinohen europianët edhe me vaksinën kineze? Ilsole24ore: Në pistë edhe Sinovac!
Vaksina kineze Sinovac mund t’i shtohet listës së vaksinave që mund të përdoren në Europë për vaksinimin e popullatës. ‘Ilsole24ore’ shkruan se ka mundësi që vaksina Sinovac t’i nënshtrohet gjykimit të autoriteteve shëndetësore europiane dhe nëse të dhënat rezultojnë pozitive, atëhere edhe kjo vaksinë mund të vihet në përdorim.
Pak ditë më parë janë publikuar të dhënat e studimeve klinike të fazës finale në Brazil ku ka rezultuar se efikasiteti i vaksinës është 50.4 % kundrejt 95 % gë asaj të zhvilluar nga Pfizer e 94 % të Modernas. Ndërsa vaksina e AstraZenecas ka rezultuar me një dozë e gjysëm, 90 % efikase.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.