A do të zëvëndësojë inteligjenca artificiale njerëzit në një vend pune?
Bota besohet gjerësisht të jetë në kulmin e një revolucioni të katërt industrial, ku makineritë janë në gjendje të kryejnë shumë punë që aktualisht kryhen nga njerëzit dhe ndoshta edhe më mirë.
Është një e ardhme që premton efikasitet më të madh si dhe shërbime më të lira. Por që gjithashtu paralajmëron humbje të mëdha të vendeve të punës.
Ngrihet një pikëpyetje shqetësuese për të gjithë ne se çfarë do të ndodhë kur një makineri të jetë në gjendje të bëjë punën tonë.
Katja Grace, një hulumtuese në Institutin e së ardhmes së njeriut në Universitetin e Oksfordit dhe kolegët e saj kanë anketuar 352 shkencëtarë si dhe kanë përpiluar përgjigjet e tyre në parashikimet se sa kohë do t’i duhet një makinerie që të performojë më mirë se njerëzit në detyra të ndryshme.
Lajmi I mirë është se ndoshta shumë prej nesh do të jenë të sigurt në punët tona për një kohë të caktuar.
Parashikuesit tregojnë se ka një shans 50 për qind që makinat të arrijnë të jenë në gjendje të marrin punët e njerëzve në 120 vite.
“Një nga surprizat e mëdha ishte vonesa e përgjithshme e parashikimeve”, thotë Grace.
Punët më të vështira që makineritë nuk do të mund të kryejnë janë ato të cilat kërkojnë vite trajnime te njerëzit në mënyrë që ata të shkëlqejnë.
Këto punë shpesh përfshijnë vendimmarrjen intuitive, mjediset komplekse fizike apo të menduarit abstrakt dhe të gjitha gjërat me të cilat kompjuteri ka vështirësi kur haset.
Ekspertët parashikojnë se robotët nuk do të marrin përsipër kirurgët deri më vitin 2053, ndërkohë që do të duhen plot 43 vite përpara se makineritë të konkurrojnë me matematikanë për të zënë hapësirën në revistat më të njohura akademike.
Ata gjithashtu parashikojnë se kompjuterët AI do të jenë në gjendje të shkruajnë romane të mira deri në vitin 2049.
Në të vërtetë, makineritë po futen edhe në këtë fushë. Edhe pse qëllimi në vetvete është më shumë të plotësoje se sa të zëvendësojë ekspertizën njerëzore.
“Gazetaria e automatizuar po krijon përmbajtje që nuk do të kishin ekzistuar më parë, por është ende e nevojshme që njerëzit të shkojnë kontekst në këto histori.
Grace beson se studimi duhet të shërbejë si një kujtesë se bota është në skaj të ndryshimeve rrënjësore.
“Nuk mendoj se ka ndonjë detyrë që njerëzit mund ta bëjnë dhe një makineri inteligjente të jetë teknikisht e paaftë për të kryer”.
Por ajo beson se disa role nuk do të mund të zëvendësohen kurrë nga makineritë.
Për shembull një ministër në një kishë nuk do të mund të zëvendësohet kurrë me një robot pasi anëtarët e kishës do të duan që një person të jetë në atë rol.
“Do të ketë detyra që do të kryhen vetëm nga një njeri pasi ne do të kujdesemi që ata të jenë,” thotë ajo.
V.Hydi/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.