A duhet ta menaxhojë biznesin themeluesi i tij?
Shumë nga bizneset që ekzistojnë sot e mund të themi me gojën plot se janë biznese madhështore kanë qenë dikur biznes i vogël. Këto biznese që dikur ishin të vogla, ishin edhe më të thjeshta për tu menaxhuar, e kështu menaxhoheshin nga vetë themeluesi i tyre.
Por kur këto biznese rriten e marrin një tjetër dimension, a mundet që të menaxhohen nga vetë themeluesi i tyre? A është kjo e mundur dhe a është vendimi më i mirë për biznesin?
Pavarësisht idesë së shkëlqyer që themeluesit kanë patur, dhe aftësive të tyre për të vënë trurin në punë e për të zhvilluar edhe më tej idenë e tyre duke e shndërruar fillimisht në një biznes të vogël e më pas, në biznese madhështore. Aftësitë menaxheriale janë nga ato aftësi që jo çdokush i ka.
Por ndërkohë që biznesi rritet e bashkë me të shtohen edhe punonjësit, sado inovatorë janë sipërmarrësit, rrallë herë ndodh të jenë edhe menaxher të zotë.
Kur një biznes zhvillohet aq shumë, pavarësisht aftësive të themeluesit është shumë e rekomandueshme punësimi i një personi tjetër ose e thënë më saktë punësimi i një grupi njerëzish të cilët do të merren me menaxhimin e gjithçkaje.
Ajo çka është më e rekomandueshme në fakt në momentin kur firma bën hapat e para të rritjes, është largimi i themeluesit nga postet menaxheriale të kompanisë dhe zëvendësimi i tij nga një person me përvojë në atë fushë.
Në këtë mënyrë mbarëvajtja e kompanisë do jetë në dorën e dikujt me më shumë përvojë sepse rastet kur themeluesi i një kompanie është dhe një drejtues i shkëlqyer janë të pakta.
Kjo funksionon kur kompanitë janë kompani teknologjike, pasi menaxhimi i tyre ndryshon disi nga llojet e tjera të kompanive dhe meqenëse themeluesi ka arritur të ndërtojë një kompani të tillë me siguri është i zoti dhe ta menaxhojë.
Megjithatë, në raste të caktuara menaxhimi i kompanisë nga një tjetër person dhe jo vetë themeluesi mund ta dëmtojë kompaninë, por këto janë raste të pakta, përfitimi nga menaxhimi i kompanisë nga dikush me përvojë janë më të mëdha se sa nga vetë themeluesi.
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.