A duhet të ndjekin rregulla të ndryshme ata që vaksinohen? – Çfarë ndodh në pjesën tjetër të botës
Në Itali mbi 11 milion të vaksinuar, ndërsa fushata italiane e vaksinimit po vazhdon dhe për momentin pak më shumë se një e pesta e popullsisë ka përfunduar ciklin e vaksinimit. Një numër i destinuar të rritet në javët dhe muajt në vijim, dhe i cili hap pyetje të reja, jo vetëm në frontin epidemiologjik dhe klinik – çfarë fati do të ketë në përhapjen e virusit dhe çfarë ndikimi në popullatë?
Çfarë do t’u lejohet njerëzve të vaksinuar, si do të sillen ata? Si ndryshojnë rregullat për karantinat dhe maskat?
Lidhur me të drejtat, të njerëzve të vaksinuar, Qendra Europiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) gjithashtu u shpreh disa javë më parë, duke pranuar atë që është thënë tashmë në lidhje me efektivitetin e vaksinave kundër sëmundjes dhe transmetimit dhe dispozitat tashmë marrë nga disa vende në çështjen e karantinave për mbërritjen nga vendet e tjera ose disa hapje në shtëpitë e pensionit.
Kështu, shkroi ECDC, për shembull, midis njerëzve plotësisht të vaksinuar, distancat dhe maskat janë masa që mund të lirohen, si dhe midis njerëzve të pavaksinuar të së njëjtës ‘flluskë’ dhe njerëzve të vaksinuar (përveç nëse ka subjekte në rrezik). Por edhe në vendin e punës, depistimi mund të dobësohej në rastin e qarkullimit të ulët viral dhe në mungesë të varianteve të afta për t’i shpëtuar përgjigjes imune.
Prania e varianteve, si dhe ajo e simptomave të Covid-19 kërkojnë gjithmonë që të ndiqni të gjitha rekomandimet për të zvogëluar rrezikun, duke filluar me maskën dhe distancën. Tani për tani nuk është e mundur të heqësh dorë, madje edhe për të vaksinuarit, në hapësira publike dhe në tubime të mëdha, ose gjatë udhëtimeve, të përfundon ECDC.
Italia vazhdon të këshillojë mbajtjen e maskave, ruajtjen e distancës dhe higjienizimin e duarëve edhe për të vaksinuarit apo shëruarit nga Covid-19.
Ndërkohë në SHBA rregullat ndryshojnë totalisht për ata që janë vaksinuar plotësisht pasi mund të evitojnë karantinën dhe testin e Covid sikurse dhe masat mbrojtëse bazë të koronavirusit.
Në Gjermani ndodh e njëjta gjë për ata që janë vaksinuar sikurse në SHBA por mbeten në fuqi masat mbrojtëse bazë. (Wired)
E . S / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.