A ekziston Zelanda e Vjetër? Ku gjendet ajo?
Shteti amerikan i “New Mexico” e merr emrin nga Meksika. Ashtu sikurse edhe “New York” që e merr emrin nga qyteti anglez York. Por Zelanda e re? Nga ku e merr emrin?
Përgjigjia është e lehtë: nga Zelanda, provinca perëndimore e Vendeve të Ulëta, që përbëhet nga ishuj dhe emri i saj në gjuhën holandeze do të thotë “toka e detit”. Kështu e kanë emërtuar hartografët holandezë Hendrik Brouwer e Joan Blaeu, pasi në 1642 Zelanda e re ishte zbuluar nga Abel Tasman. Asocimi me Zelandën i dy studiuesve erdhi spontanisht, sepse të dy territoret përbëheshin nga ishuj.
Si vijim i ekspeditës së Tasman (nga e cila do të merrte emrin edhe Tasmania), Zelanda e Re qëndroi për shumë kohë e paeksploruar, derisa rreth vitit 1770, perandoria britanike shfaqi interes tregtar dhe ekonomik në atë zonë të Paqësorit e në 1768 kapiteni James Cook, u nis për në Tahiti si i dërguar i Shoqërisë Mbretërore.
Udhëtimet e kapitenit eksplorues e interesi i perandorisë britanike (që kolonizoi Zelandën e re rreth 1840) bënë që emri i shtetit të përshtatej në gjuhën angleze: nga “Nieuw Zeeland” në “New Zealand“.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.