A ka ende shpresë për një ‘PO’?
Argument i së enjtes mbrëma nga gazetari Enio Civici u fokusua në hapjen ose jo të negociatave, veçanërisht, në JO- në e Francës. Pjesë e Panelit ishte Elona Gjebrea, deputete e PS, diplomati Agim Nesho, gazetari Fatos Çoçoli, si dhe pedagogu i FEUT, Rezart Prifti.
“Kemi shpresa deri nesër për përgjigje pozitive. Na kanë dhënë disa kushte për t’u plotësuar, por mund të jetë edhe një kompromis i orëve të fundit pasi Gjermani mund t’a kërkojë këtë” u shpreh diplomati Nesho.
Ndërkaq, Gjebrea u shpreh se Shqipëria, i ka kryer detyrat e veta. “Shpresojë të kemi një përgjigje pozitive pavarësisht se situate është pak e komplikuar. Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut duhet të shikojnë me vëmendje çfarë ka thënë Komisioni Europian. Shqipëria i ka kryer detyrat e lëna” theksoi deputetja e PS.
Nga ana tjetër, gazetari Fatos Çoçoli tha se Shqipëria duhet të shikojë më shumë se sa të kontribuojë, që të përmirësohet brenda vetes.
Për pedagogun Rezart Prifti, Europa duket se ‘po luan’ me Shqipërinë. “Kjo vendimarrje s’ka lidhje me detyrat e shtëpisë. Gjithë Europa e di shumë mirë që secili prej vendeve nuk i ka kryer detyrat” theksoi Prifti.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.