A kursejnë energji ciklet e shpejta të lavatriçes?
Një studim i mbikëqyrësit të konsumit zbuloi se kostoja mesatare e një cikli standard të lavatriçes është 18 p ndërkohë që ciklet e shpejta kushtojnë vetëm 9 p.
Por çfarë do të thotë kjo? Pavarësisht konsumit më të pakët që bën cikli i shpejtë i lavatriçes suaj, rrobat nuk lahen aq mirë sa në ciklin e plotë dhe do të duhet dyfishi i kohës që ato të thahen pasi shtrydhja nuk bëhet njësoj si në ciklin e plotë.
Të gjithë energjinë që kurseni duke përdorur ciklin e shpejtë do ta shpenzoni në tharjen e rrobave apo në larjen më të shpeshtë të tyre.
V.H/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.