A po planifikon të rikthehet në politikë David Cameron?!
Kthimi i përfolur i David Cameron në frontin e politikës është përshkruar si i “çuditshëm” dhe “joreal” nga politikanët.
Ministrja e Arsimit Angela Rayner ishte në mesin e një numri deputetësh që reaguan në mënyrë tallëse ndaj një raporti të “The Sun” që ish-kryeministri shpresonte të kthehej si sekretar i jashtëm.
“David është i përkushtuar ndaj shërbimit publik dhe shpesh ka thënë se nuk do të përjashtojë që do të rikthehej një ditë, brenda apo jashtë vendit, ” – tha një burim i afërt me Cameron duke shtuar :” Por ai është vetëm 52 vjeç dhe ende i ri “.
Gazeta pohoi se 52 vjeçari, nuk do të ishte kundër idesë së rikthimit të kabinetit në ministrinë e kujtdo që pason Theresa May si Kryeministër. Pasi u largua si deputet, Cameron filloi të punojë me kompaninë e të dhënave elektronike të SHBA “First Data Corporation”, duke punuar për dy ose tre ditë në muaj. Dhjetorin e kaluar ai mori një rol me një iniciativë investimi prej një miliardë dollarësh midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Kinës.
Ish-kryeministri, luajti një rol kyç në përpjekjet për të rritur lidhjet tregtare me Pekinin, ndërsa ishte në “Downing Street”. Cameron do të marrë përgjegjësinë për fondin prej £ 750m për të përmirësuar portet, rrugët dhe rrjetet hekurudhore midis Kinës dhe partnerëve të saj tregtarë.
Fondi privat mbështetet nga Qeveria Britanike, por nuk do të përfshijë paratë e taksapaguesve.Ai gjithashtu nënshkroi një marrëveshje botuese me vlerë rreth 800,000 paund – shumë më pak se 4,6 milion paund paraprakë të marrë nga Toni Bler për kujtimet e tij pas largimit nga detyra. Cameron gjithashtu po jep fjalime fitimprurëse në të gjithë botën, thuhet se fiton deri në 120,000 euro për fjalimet e rezervuara përmes Uashingtonit.
e.t/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.