A po shihet Shqipëria “me sy të mirë” për investime? Instat: Rriten hyrjet e shtetasve të huaj, me qëllime biznesi
Shqipëria ka mirëpritur 92 mijë hyrje për arsye biznesi dhe profesionale përgjatë vitit 2019. Në fakt, mesa duket, Shqipëria po shihet “me sy të mirë”, pasi kjo shifër është rritur krahasuar me një vit më parë.
Sipas raportit më të fundit të Instat mbi lëvizjet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj, numri i vizitave për qëllime biznesi dhe profesionale është bërë 92.002 në vitin 2019 (janar- nëntor), në një kohë që në vitin 2018, për të njëjtën periudhë, hyrjet në vend për të njëjtat qëllime numëroheshin 80.557.
Ndryshimi vjetor është 14.2%, i përkthyer në shifra, 11.445 vizita biznesi më shumë. Ndërkohë, referuar të dhënave të Instat, numri total i hyrjeve të shtetasve të huaj në Shqipëri përgjatë këtij 11 mujori të vitit është 6.117.330, me një rritje prej 8.3%, krahasuar me një vit më parë. Në 2018, vizitat e huaja në vend përgjatë periudhës janar-nëntor ishin 5.646.104
Jenida Vladi/ SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.