AAC: Fluturimet me Britaninë e Madhe mbeten të pezulluara. Pas 1 shkurtit, vendimi do të rivlerësohet
Fluturimet me Britaninë e Madhe mbeten të pezulluara, deri më 1 shkurt. Pas kësaj date, situate do të rivlerësohet.
“Ky vendim bazohet në Urdhrin Nr.682, datë 21.12.2020 të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, PËR NDALIMIN E LËVIZJES PËRMES RRUGËVE AJRORE ME BRITANINË E MADHE” shkruan Autoriteti i Aviacionit Civil.
Ndërkaq, qytetarët që vijnë nga Britania e Madhe me rrugë të tjera transporti, duhet të karantinohen për 14 ditë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.