Abigail Disney: ”Historia e trashëgimtares miliardere e cila dhuron pasurinë e saj!”
Abigail Disney, bashkë-themeluesja e The Walt Disney Company, është një ndër trashëgimtaret e pasurisë familjare të Disney.
Ajo flet për paradokset e rritjes në një pasuri të jashtëzakonshme, e cila të ndryshon jetën. Sipas saj, kur njerëzit i përkasin shtresës së mesme, dinë të jenë krenarë për veten, por sapo kalojnë një shkallë më lart ata ndryshojnë njëlloj si dhe familja e saj. Pikërisht, për këtë arsye, ajo që nga mosha 21 vjeçare e deri më sot, ka dhuruar më shumë se 70 milion dollarë për bamirësi.
‘’Kur shkova në kolegj, Michael Eisner kompania jonë u zhvillua akoma dhe më shumë, dhe pastaj çmimi i aksioneve, që në thelb ishte e gjithë vlera neto e familjes sime, ishte dhjetë herë, 20 herë, 50 herë më shumë se kur isha duke u rritur. Pra, papritur, shkuam nga të qenit njerëz të klasës së mesme, tek babai im i cili kishte një avion privat. Ky është momenti kur babai im humbi rrugën në jetë, dhe pas atij momenti asgjë nuk ishte më njëlloj. Dhe kjo është arsyeja pse ndihem shumë e vetëdijshme për atë që pasuria i bën njerëzve.”
Shembulli i Abigail Disney, pasqyron sesi të dalësh kundër rrymës në një botë që praktikisht të ofron gjithçka.
‘’ Unë jam 59 vjeç dhe menaxhuar paratë e mia për një kohë të gjatë, por unë kam zhvilluar pikëpamjen e kundërt të pothuajse çdo gjë që kanë bërë prindërit e mi. Fillova t’i dhuroja paratë e mia në të 20-at, dhe prindërit e mi mendonin se isha e çmendur. Unë kam qenë krejtësisht e pavarur në moshën 21 vjeçare, kështu që fillova të jap para. Brenda pak vitesh po jepja më shumë para sesa prindërit e mi’’
Trashëgimtarja e familjes Disney ka dhuruar mbi 70 milion dollarë në 30 vitet e fundit.
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.