Abonetë për Rrugën e Kombit Zusi: Të merret parasysh impakti në ekonomi. Minarolli: Ja si vepron BE
Qeveria duhet të marrë në konsideratë të gjithë faktorët, por kryesisht impaktin në ekonomi gjatë hartimit të aboneve për rrugën e Kombit, për të gjithë përdoruesit e shpeshtë”. Kërkesa vjen nga kreu i Qendrës së Eksporteve Shqiptare, Alban Zusi i cili shtoi se niveli i pagesës për mirëmbajtjen e rrugës ndikon direkt te eksportet, por edhe te vendet e punës që ofrojnë këto kompani.
Kreu i Departamentit të Infrastrukturës në PD, Ervin Minarolli sjell eksperiencën evropian në reduktimin e pagesave në rrugë përmes aboneve.
Sikurse është bërë publike pagesat për rrugën e Kombit variojnë nga 2.5 euro në 22.5 euro, ndërkohë që për frekuentuesit e shpeshtë të rrugës do të synohet reduktimi i kësaj tarife përmes aboneve. Aktualisht ende nuk janë përcaktuar kriteret për t’u klasifikuar përdorues i shpeshtë i rrugës dhe sesa do të jetë masa e reduktimit të pagesës.
Ola Mitre/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.