Abrashi: Nëse votohet demarkacioni, pas 90 ditësh hiqen vizat
Ministri i Mirëqenies Sociale, njëkohësisht zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës Arban Abrashi, ka konfirmuar se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza pas 90 ditësh, nëse ratifikohet marrëveshja për demarkacionin mes Kosovës dhe Malit të ZI.
“Besoj që i kemi votat për demarkacionin, me rëndësi me kalu demarkacioni dhe pas 90 ditëve qytetarët me lëvizë pa viza”, deklaroi Abrashi pas mbledhjes së LDK-së.
Eralda Zito/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.