Abu Dhabi “i ka sytë” nga partnerë të rinj për nxjerrjen e karbonit dhe uljen e emetimeve, ndërsa çmimi i naftës vijon rritjen
Kompania kombëtare e Naftës në Abu Dhabi po shikon mundësitë për partneritete të reja në teknologjinë e nxjerrjes së karbonit, në një kohë që rritja e çmimeve të naftës rifreskon përqendrimin në strategjitë e mëdha të zbutjes së klimës së naftës.
Drejtori Menaxherial i ADNOC, si dhe Drejtori Ekzekutiv i Grupit, pret që kërkesa e naftës të rritet mbi nivelet që ishte përpara pandemisë së COVID. Kjo, deri në fund të vitit 2021.
Teknologjia e kapjes dhe magazinimit të karbonit synon të zvogëlojë nivelin e karbonit që çlirohet në atmosferë, përmes gjenerimit të energjisë konvencionale dhe proceseve industriale.
Kjo, duke ruajtur mbeturinat e karbonit në një vend ku nuk hyjnë në atmosferë, zakonisht nën tokë. Magazinimi afatgjatë i karbonit është një koncept mjaft i ri dhe aspektet e tij mjedisore, ekonomike dhe teknike janë ende duke u debatuar.
ADNOC, i cili pompon më shumë se 3 milion fuçi naftë në ditë, është zotuar të ulë emetimet e tij të gazrave serë dhe të rrisë depozitimin e CO2.
Kompania bashkohet me një listë të gjatë të drejtorive të mëdha të naftës, që janë nën presionin çdo herë e më në rritje për të shpejtuar përpjekjet klimatike, ndërsa çmimet më të larta e vendosin industrinë në një rrugë më të qëndrueshme.
Burimi origjinal: CNBC
Përshtati në shqip: SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.