Abuzime në Bashkinë e Fierit, KLSH: Dëmi ekonomik 51.3 mln lekë, efekti negative në buxhet 29.4 mln lekë
Bashkia e Fierit sipas Raporti Përfundimtar të Auditimit nga KLSH duhet të marrë masa për të kompensuar dëmin ekonomik që i ka shkaktuar buxhetit të shtetit.
Rekomandimet e bëra për këtë bashki janë: marrja e masave me karakter organizativ, masa për shpërblimin e dëmit ekonomik të shkaktuar në vlerën totale 51.3 milionë lekë dhe shpenzime me efekte negative në buxhet për vlerën 29,4 milion lekë.
Gjatë auditimit u konstatuan shkelje dhe parregullsi të dispozitave ligjore në fuqi në fushën e prokurimit publik, në vlerësimin e ofertave ekonomike duke vepruar me dy standarde vlerësimi dokumentacioni për procedurën e prokurimit.
Për këto shkelje dhe për të tjera, KLSH ka kryer pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier, kallëzim penal për tre shtetas të cilët kanë abuzuar me detyrën e tyre.
Ndërkohë KLSH, me qëllim përmirësimin e situatës i ka rekomanduar Bashkinë Fier masa me karakter organizativ në lidhje me eliminimin e praktikave që kanë sjellë impakt negativ në buxhet, kryesisht në fushën e tatim taksave, në vlerën 1.1 miliard lekë.
Entela Barjamaj/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.