Abuzimet me çmimet e ilaçeve, Autoriteti i Konkurrencës apel qytetarëve: Ja ku mund të denonconi
Duke qenë se në ditëve të fundit ka pasur zëra të shumtë të qytetarëve, të cilët pretendojnë se kanë nisur abuzimet me çmimet e produkteve farmaceutike dhe parafarmaceutike, Autoriteti i Konkurrencës i ka bërë apel të gjithë atyre që konstatojnë shkelje dhe abuzime me çmimet, të dërgojnë faturat ose çfarëdolloj prove tjetër në adresën zyrtare [email protected]
“Autoriteti i Konkurrencës kërkon bashkëpunimin e konsumatorëve dhe të subjekteve nëpërmjet denoncimit të rasteve të vendosjes së çmimeve abuzive ndaj produkteve farmaceutike dhe parafarmaceutike: ilaçe, suplemente, xhel dezinfektues dhe maska mbrojtëse” shkruhet në njoftimin e bërë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.