Abuzimet me çmimet e naftës dhe benzinës/ Italia nën kontrollin e prokurorisë dhe “Guardia di Finanza”
Si Prokuroria, ashtu edhe Guardia Di Finanza kanë nisur hetime në të gjithë territorin e Italisë për ët verifikuar spekulime të mundshme me çmimin e benzinës dhe naftës, që mund të kenë sjellë një rritje të çmimeve në pikat e karburanteve në javët e fundit.
Për momentin janë dy hetime në Romë, ndërkohë që kanë nisur hetime edhe në Cagliari, Belluno, Prato, Ancona, Perugia e Verona. Në Pescara, Trieste e Napoli është Guardia di Finanza që ka nisur verifikimet për çmimet e karburanteve.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.