ADISA shkon në fshat-Krijohet njësia lëvizëse për dokumentet shtetërore! Ofrohen shërbimet e hipotekave, legalizimeve e sigurimeve
Agjencia e Ofrimit të Shërbimeve të Integruara ka prezantuar Zyrën Lëvizëse e cila do të udhëtojë në të gjithë vendin, kudo ku qytetarët ndodhen në distanca të largëta fizike me zyrat e shtetit, për të marrë pranë vendbanimit shërbimet që u takojnë.
Furgoni me logon ADISA do të udhëtojë për të ofruar shërbime në zonat ku mungojnë zyrat që ofrojnë shërbimet publike. Dy qarqet ku do të aplikohet projekti pilot janë Tirana dhe Shkodra, sipas një kalendari të përcaktuar.
SCAN
ERTV Intervista🎤: Në cilësinë e Drejtorit të Agjencisë së Ofrimit të Shërbimeve të Integruara, Lorini prezanton nga Zall-Herri, Zyrën Lëvizëse ADISA🚐, e cila do të udhëtojë në të gjithë vendin, kudo ku qytetarët ndodhen në distanca të largëta fizike me zyrat e shtetit, për të marrë pranë vendbanimit shërbimet publike👍😃E ndërkohë që furgoni me logon #ADISA, ju vjen te dera e shtëpisë, agjencia vijon me planet për hapjen e zyrave të reja të shërbimeve të integruara në të 61 bashkitë e vendit👌
Posted by Edi Rama on Friday, October 11, 2019
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.