Administrata Trump jep 812 milion dollarë për ilaçe anti-Covid tek një kompani e krijuar 6 muaj përpara
Administrata Trump i ka dhënë një kontratë prej 812 milion dollarësh një firme të vogël në Virxhinia për të rritur prodhimin e ilaçeve anti-koronavirus në SHBA dhe për të zvogëluar varësinë ndaj zinxhirve të furnizimit me farmaceutikë të huaj.
Phlow, kompania në fjalë, u themelua në janar të vitit 2020, që do të thotë se ka një eksperiencë vetëm 6 mujore. Çmimi është një shumë e madhe për një firmë kaq të re, duke ndritur dyshime për një aferë korruptive.
Sipas New York Times, Phlow do të përsërisë funksionin e kompanive amerikane që prodhojnë tashmë të njëjtat ilaçe, por mbështeten tek përbërësit e huaj të papërpunuar. Phlow synon t’i marrë këto përbërës nga SHBA.
D.B – SCAN
Burimi: Business Insider
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.