Aeroporti i Fiumicinos ‘armatoset’ për të akomoduar pasagjerët nga Whuan! (VIDEO)
Aeroporti ndërkombëtar i Fiumicinos në Romë, ka njoftuar së në kuadër të sigurisë mbi virusin kinez të përhapur së fundi ka ndërmarrë disa masa për mbrojtën e pasagjerëve. Sipas njoftimit aeroporti është ‘armatosur ’ me pajisje dhe sisteme të posaçme për të akomoduar pasagjerët nga qyteza e infektuar e Whuan.
Mjekët e familjes, veçanërisht ata nga qytetet e mëdha italiane ku ndodhen aeroportet ndërkombëtare, do të pajisen me mjetet e duhura për të përballuar mundësinë që Coronavirus të kalojë kufijtë.
Informacioni mbi situatën, përshkrimi i simptomave dhe rrugët epidemiologjike të treguara nga Istituto Superiore di Sanità dhe nga Ministria e Shëndetësisë po transferohen te mjekët e përgjithshëm nga Federata Kombëtare e Mjekëve të Familjes (Fimmg). Një alarm është dërguar tashmë edhe për bluzat e bardha në Milano, dhe sot në mëngjes në Romë. (ansa)
E . S / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.