Aeroporti i Kukësit, miratohet vendimi për krijimin e zonës doganore!
Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për krijimin e zonës doganore të përhershme, Aeroporti Ndërkombëtar i Kukësit, në brendësi të territorit doganor të Republikës së Shqipërisë.
Vendimi i publikuar në Fletoren Zyrtare parashikon se shtrirja e zonës doganore është në një sipërfaqe prej 781 682 m2.
Ngarkohen Ministria e Financave dheEkonomisë dhe Drejtoria e Përgjithshme e Doganave për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë .
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.