Aeroporti i Rinasit, 2.2 milionë pasagjerë për vitin 2016 – Ja 12 destinacionet kryesore
Aeroporti “Nënë Tereza” gjatë vitit 2016 kaloi shifrën e 2 milionë pasagjerëve, për herë të parë në historinë e tij. Sipas të dhënave nga “Anna Aero” dhe” OAG”, trafiku i aeroportit u rrit me 9.9 për qind krahasuar me shifrën e 1.99 milionë pasagjerëve të një viti më parë.
Shifrat për 2016 arritën kështu në 2.2 milionë pasagjerë, ndikuar shumë nga rritjet në udhëtime gjatë fundit të vitit, trend i cili ka vazhduar edhe në 2017, me një rritje prej 28.6%.
Ndërkohë fluturimet për në Romë Fiumicino zënë pothuajse 14% të të gjithë trafikut të aeroportit me mbi 300 mijë pasagjerë. Destinacionet e tjera me më shumë pasagjerë janë Milano Malpensa (209 mijë) Stambolli (203 mijë) dhe Vjena (159 mijë).
Fluturimet drejt Frankfurtit, ndonëse janë vetëm 75 mijë kanë rritjen më të madhe me 197 për qind krahasuar me 2015, ndërsa linja drejt aeroportit të Venecias kanë rënien më të madhe me 19.6%.
Sa i përket kompanive të udhëtimit, shqiptarët preferojnë ato që ofrojnë udhëtime low-cost.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.