Aeroporti polak planifikon destinacione të reja – Në sezonin e ardhshëm veror, fluturime edhe drejt Shqipërisë
Prej marsit të vitit 2018, udhëtarët nga aeroportit polak Szczecin – Goleniów do të mund të fluturojnë dy herë në javë në kryeqytetin e Skocisë, Edinburg. Lajmin e ka bërë të ditur sot zëdhënësi i aeroportit, Krzysztof Domagalski.
Po ashtu, ai ka njoftuar se në sezonin veror të vitit të ardhshëm, do të nisin fluturimet edhe drejt Tiranës.
“Oferta do të jetë një kartë e re në drejtim të Tiranës, kryeqytetit të Shqipërisë. Fluturimet do të jetë një herë në javë, çdo të martë nga fillimi i Qershorit deri në fund të Tetorit.”
Shqipëria po bëhet një destinacion gjithnjë e më popullor për turistët polakë. Vetëm gjatë muajit Tetor, 9200 polakë kanë zgjedhur Shqipërinë për të bërë pushime të vona, duke u katërfishuar në numër krahasuar me Tetorin e vitit të kaluar.
“Disa nga destinacionet të cilat deri tani për shumë vite ka qenë të njohura si Egjipti, Tunizia, nga ngjarjet e terrorizmit që ndodhën atje, nuk e gëzojnë më kaq shumë interes. Dhe Shqipëria është një vend ekzotik,” shpjegoi zëdhënësi i aeroportit.
Në sezonin veror të vitit të ardhshëm, aeroporti ka parashikuar edhe oferta të tjera që përfshijnë edhe gjashtë destinacione kryesore: katër ishujt grekë të Rodosit, Zykonthos, Kretës dhe Korfuzit, Dbrovnikun dhe Antalian.
G.Dobra/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.