Aeroporti i Vlorës – Gjiknuri: Qeveria risqe minimale fiskale për ndërtimin e tij
“Qeveria do të marrë vetëm risqe minimale fiskale në ndërtimin e Aeroportit të Vlorës”.
Kështu është shprehur ministri i Infrastrukturës dhe Ekonomisë në mbledhjen e Komisionit të Ekonomisë, Damian Gjiknuri gjatë diskutimeve për këtë projektligj. Ai tha se ky aeroport nuk do t’i sjellë përfitime vetëm Vlorës, por të gjitha destancioneve të jugut, duke shprehur bindjen se do të ketë rritje të kërkesave për përdorimin e hapësirës ajrore.
Po ashtu, ministri shtoi më tej do të ketë leverdi ekonomike të jashtëzakonshme, nisur që nga hapja e 100 vende të punës.
Ndërkohë, Ministri i Financave dhe Ekonomisë është shprehur se ndërtimi i këtij aeroporti në jug të vend heq monopolin, duke rritur numrin e lëvizjeve të udhëtarëve
“Në vitin e parë, të dytë e të tretë mendohet që të arrijë në 600 mijë pasagjerë. Sipas parashikimeve të kompanisë, do të ketë 7 për qind rritje në vit të numrit të pasagjerëve.”
Ndërkohë, edhe ministri Ahmetaj theksoi se risku në buxhetin e shteti shqiptar është shumë i ulët, pasi sipas tij propozuesi ofron financimin pa pjesëmarrjen e shtetit shqiptar.
Sipas Gjiknurit, kontrata e negociar për ndërtimin e këtij aeroporti do të kalohet në Parlament ditën e enjte.
G.D/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.