Aeroporti i Vlorës – Rama: Në qershor hapet kantieri
Vlora do të ketë tashmë aeroportin e ri, kantieri i së cilit do të hapet në Qershor. Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama përmes një postimi në profilin e tij në Facebook.
“Kemi kërkesën zyrtare për investimin e madh të aeroportit të ri kombëtar të Vlorës. Deri në qershor hapja e kantierit.”
Angazhimi i grupit që ka ndërtuar aeroportin e tretë të Stambollit ka bërë tashmë zyrtare kërkesën për ndërtimin e aeroportit rajonal në qytetin bregdetar të Vlorës. Ky i fundit do të jetë jo vetëm për udhëtarët, por edhe me kargo.
Ky projekt pritet të ndikojë jo vetëm në punësim, por edhe në ekonominë e vendit. Ndërkohë, kryeministri Rama është shprehur se ky aeroport do të rrisë konkurrencën dhe do të ulë çmimet.
Ndërkohë sipas njoftimit të ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, aeroporti mendohet të ndërtohet në zonën e Akernisë. Oferta është paraqitur nga një konsorcium i tre kompanive ndër më seriozet, të cilat janë: Cengiz Construction; Kalyon Construction; Kolin Construction
Së shpejti o të ngrihet një grup i posaçëm me përfaqësues nga Ministria e Infrastrukturës dhe ajo e Financave që do shqyrtojë aspektet teknike të propozimit dhe ndjekë hapat e mëtejshëm në përputhje me ligjin. Investimi do jetë privat, pra nuk do shpenzohen para nga buxheti i shtetit
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.